Asnjë tifoz i Juventusit nuk do e donte këtë jam. Pak ditë nga super sfida, ndaj Napolit, CR7 pësoi një lëndim të kyçit të majtë. Në faqen zyrtare Juventus shkruan kështu: “Douglas Costa dhe Cristiano Ronaldo kanë punuar së bashku. Për CR7 do të ketë kontrolle mjekësore sot dhe nesër, për shkak të një goditjeje në kyçin e majtë kundër Bologna”. Pra fitorja ndaj Bologna i ka kushtuar shumë ekipit bardh e zi. Ky dëmtim i pësua e ka detyruar të mos stërvitet me skuadrën. Megjithatë, pak ditë përpara sfidës së kampionatit në “San Paolo”, prania e ish-kampionit të Real Madridit në këtë transfertë mbetet në çdo rast në rrezik. Cristiano Ronaldo nuk ka humbur asnjë ndeshje për shkak dëmtimi te Juventusi. Ai mungoi vetëm në ndeshjen kundër Young Boys, në Champions, për shkak se doli me karton të kuq në sfidën pararendëse ndaj Valencias, në fushën e kësaj të fundit.