Ardhja e Lionel Messit te Paris Saint Germain ishte një goditje e vërtetë për klubin, të cilit nuk iu desh as të paguante për kartonin e atij që shumëkush e konsideron futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave. Por përfitimet nga transferimi i argjentinasit i ka marrë edhe kampionati, si nga pikëpamja e interesit të medias ashtu edhe ajo e spektatorëve. Pique, i cili biznesin e njeh po aq mirë sa edhe fushën, tashmë ka blerë të drejtat për Ligue 1 dhe ofroi debutimin e Messit falas përmes platformës Tëitch. Por jo vetëm jashtë vendit ka një dëshirë të madhe për të parë Pleshtin. Në Francë, biletat e transfertave të PSG janë të destinuara të bëhen një gjë e rrallë, siç janë ato për ndeshjet në Parc des Princes.
E për të gjithë ata që nuk munden të sigurojnë një biletë i mbetet vetëm të ndizin televizorin. Siç shpjegon l’Equipe, kjo është pikërisht ajo që kanë bërë më shumë se dhjetë milionë francezë: kanë parë Reims-PSG, në pritje të etheshme që argjentinasi të shkelte në fushë për herë të parë me fanellën e tij të re. Misioni i kryer dhe rekordi i parë i vogël por domethënës për Messin: debutimi i tij u bë menjëherë ndeshja më e shikuar në televizion në historinë e Ligue 1. Sigurisht, takimi i autoblindës parisiene me modestët e Reims nuk mund të bëhet ndeshja më e shikuar në përgjithësi, pasi nuk ka sharmin e Ligës së Kampionëve apo të ndeshjeve të kombëtares së Francës. Por është e sigurt se ndeshja e PSG kundër C