BallinaBotaSi SHBA goditën ISIS-K në Kabul/ Çfarë është “thika fluturuese” që i...

Si SHBA goditën ISIS-K në Kabul/ Çfarë është “thika fluturuese” që i ‘pret’ armiqtë dhe nuk shpërthen

spot_img
spot_img

Raketa që “pret” dhe nuk shpërthen. Ata e quajnë ‘Ninja’ ose “thika fluturuese”, edhe nëse akronimi i tij është një “Hellfire R9X”.

Kjo do të ishte arma e qëlluar nga një dron për të vrarë dy terroristë të Shtetit Islamik në zonën e Xhalalabadit, Afganistan pak orë pas atentatin në Kabul, ku u vranë mbi 200 persona, 13 nga të cilët ushtarë amerikanë.

Lajmi bëhet i ditur nga gazeta “Wall Street Journal”, që citon qarqe ushtarake. Tre militantë të fraksionit ishin në bordin e një automjeti të vogël kur u goditën nga sulmi ajror.

Në rindërtimin e sulmit, zëdhënësi specifikoi se nuk kishte pasoja për civilët. R9X u konceptua pikërisht për të zvogëluar “dëmin kolateral” në sulmet antiterroriste.

E prezantuar në vitin 2011, arma është përdorur në Jemen, Siri dhe zona të tjerë konfliktuale në botë. Nuk ka kokë rakete, por është e pajisur me një seri “tehësh” që hapen, duke lehtësuar së pari shpimin e tavanit të një automjeti, pastaj duke i copëtuar ata që nddodhen në bord.

Kishte shumë imazhe të atyre operacioneve: ndonjëherë ato tregonin makina me një vrimë të madhe në një pikë të kufizuar, me pjesën tjetër të makinës pothuajse të paprekur.

Të shohim në orët e ardhshme nëse Uashingtoni zyrtar do të konfirmojë rindërtimin e bërë nga gazeta prestigjioze amerikane dhe përdorimin e pajisjes speciale të përdorur ndaj ISIS-Khorasan.

Si SHBA goditën ISIS-K në Kabul/  Çfarë ështëSi SHBA goditën ISIS-K në Kabul/  Çfarë ështëSi SHBA goditën ISIS-K në Kabul/  Çfarë është

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular