BallinaKryesoreZbardhen rezultatet e votimit për Kryesinë e re të PD. Ja 5...

Zbardhen rezultatet e votimit për Kryesinë e re të PD. Ja 5 me të votuarit ndër meshkuj

spot_img
spot_img

Partia Demokratike ka zyrtarizuar listën me emrat fitues të Kryesisë së re. Anëtarët e Këshillit Kombëtar zgjodhën me votë të fshehtë në mesin e 15 më të votuarve, 5 gra dhe 10 burra.

Nga këta të fundit më i votuari ka qenë Gerti Bogdani, i cili ka siguruar 70% të votave. Ai ndiqet nga Tomorr Alizoti dhe Agron Gjekmarkaj. Për zgjedhjen e Kryesisë së re kanë marrë pjesë 404 votues.

Renditja sipas votave të marra:

Gert Bogdani me 281 vota (70%)

Tomorr Alizoti me 179 vota

Agron Gjekmarkaj me 167 vota

Ervin Salianji me 151 vota

Flamur Noka me 146 vota

Kreshnik Collaku me 125 vota

Oerd Bylykbashi me 123 vota

Aldo Bumci me 120 vota

Fitim Zekthi me 119 vota

Gent Strazimiri me 114 vota

Ndërsa nga pesë gratë që do t’i bashkohen ekipit të Kryesisë më e votuara nga Këshilli Kombëtar ishte Oriola Pampuri.

Përveç kësaj të fundit si pjesë e Kryesisë së re do të jenë edhe Dhurata Çupi, Juela Hamati, Taulanda Jupi dhe Lindita Metaliaj. Një ditë më parë Këshilli Kombëtar votoi për Kryesinë e re dhe u përzgjodhën 15 emra nga 62 kandidatë që ishin në garë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular