Edhe ky vit shkollor nuk do të nis ashtu si zakonisht në institucionet arsimore në vend, për shkak të rrezikut që kanoset nga koronavirusi.StartNews ka siguruar protokollin e Ministrisë së Shëndetësisë, me masat që duhet të ndjek të ministria e Arsimit, dhe më pas institucionet vartëse, me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor 2021-2022.
Për shkak të situatës nga pandemia e koronavirusit, në shkolla do të ndiqen një protokoll i veçantë sigurie, në mënyrë të tillë që të minimizohet përhapja e COVID-19. Kështu, ndryshe nga vitet e tjera, ky vit shkollor do të zhvillohet duke ndjekur disa masa, që nga oraret fikse, distanca mes nxënësve, apo dhe mbajtja e maskave në klasë por dhe në ambientet e shkollave.
Një sërë rregullash duhet të zbatojnë edhe mësuesit. Kujtojmë se më 1 shtator do të nisë mësimi plotësues në të gjitha shkollat e vendit, ku nxënësit mund të paraqiten për të marrë dije, për të cilat mund të ketë pasur boshllëqe nga viti i kaluar. Ndërkohë që zyrtarisht ky vit shkollor do të hapet më 27 shtator.