Policia e Lezhës informoi sot se një 76-vjeçar ka humbur jetën duke u larë në plazhin e Shëngjinit.
Bëhet me dije se viktima është shtetasi Jetulla Beqiri.
Njoftimi i policisë:
Lezhë/Informacion paraprake
Sot, rreth orës 17:25, në plazhin e Shëngjinit, Lezhë, dyshohet se është mbytur në det shtetasi J.B., 76 vjeç, banues në Kosovë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.