Një 15-vjeçare me iniciale F.S. nga Vlora është denoncuar e zhdukur prej ditës së djeshme nga familjarët e saj.
ABC mëson se ajo nuk është gjetur në banesë dhe nuk ka lajmëruar askënd në momentin kur është larguar.
Familjarët kanë pritur deri në mbrëmje për kthimin e saj dhe më pas i janë drejtuar komisariatit të policisë për të paraqitur denoncimin për zhdukjen e saj.