BallinaKryesoreSky Sports: 220 milionë euro për Mbappe, PSG refuzon ofertën ‘e çmendur’...

Sky Sports: 220 milionë euro për Mbappe, PSG refuzon ofertën ‘e çmendur’ të Real Madrid

spot_img

SkySport shkruan se Paris Saint Germain ka refuzuar më shumë se 220 milionë euro nga Real Madridi për Kylian Mbappe.

Siç duket, pronari i PSG dëshiron ta mbajë lojtarin me çdo çmim, pavarësisht se mund ta humbasë atë pa para vitin e ardhshëm.

Ndërkohë, më herët nuk munguan as provokimet. Khalifah Bin Hamad-Al Thani, vëllai i Tamim bin-Hamad, Emir i Katarit dhe pronar i fondit që menaxhon PSG ka provokuar klubin madrilen nëpërmjet një postimi në “Twitter”.

“220 milionë euro. Tani mund të telefononi, linja është e hapur”, ishte mbishkrimi i Khalifah Bin Hamad-Al Thani, i cili shpërndau një postim ku sipas “Sky Sports”, Reali e kishte rritur ofertën në 220 milionë euro.

Por siç duket as kjo ofertë nuk e ka bindur klubin e sheikëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular