BallinaKryesore"Rama 3"/Vajzat e ish-presidentit dhe ish-kryeministrit në qeveri?!Emrat surprizë dhe 3 ministritë...

“Rama 3″/Vajzat e ish-presidentit dhe ish-kryeministrit në qeveri?!Emrat surprizë dhe 3 ministritë e reja

spot_img
spot_img

Kur kanë mbetur më pak se 24 orë nga koha kur Edi Rama do të lexojë emrat e skuadrës së tij të tretë qeverisëse, brenda PS vijojnë të qarkullojnë emra të rinj të kandidatëve për ministra.

Ajo që bie në sy është se në kabinetin Rama 3, do të jenë më të shumta në numër ministret femra.

Megi Fino, vajza e deputetit të ndjerë, ish-kryeministrit Bashkim Fino aktualisht zëvendës ministre e Punëve të Jashtme, mund të jetë një prej prurjeve të reja nga Edi Rama në skuadrën e tij qeverisëse.

Adea Meidani, vajza e ish presidentit socialist, Rexhep Meidani e shkolluar në Paris me një eksperiencë pune në Londër e  specializuar për taksat ndërkombëtare, shihet si një kandidate potenciale nga Edi Rama, për t’i besuar drejtimin e Ministrisë së Ekonomisë gjithnjë nëse do t’i shkojë skenarit të ndarjes të Ministrisë së Financave nga Ekonomia.

Ekziston mundësia i tha një burim Top Channel e ristrukturimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, duke e kaluar Integrimin si ministri më vete.

Kandidati më potencial për ta drejtuar është diplomati i karrierës, Zef Mazi aktualisht krye-negociator i Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Ora 10:00 e të enjtes do t’i japë fund edhe dilemës nëse Olta Xhaçka do të vijojë të drejtojë diplomacinë shqiptare,  apo do të jetë e para grua, të cilës i besohet Ministria e Punëve të Brendshme.

Sikurse do të mësohet se Lindita Nikolla mund të jetë në krye të parlamentit. Një emër surprizë është edhe Anisa Ruseti, e cila mund të shfaqet në drejtimin e çështjeve sociale.

Askushi nga socialistët nuk është i gatshëm, të vendos një bast për emrat që ka përzgjedhur Edi Rama në drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë, të Brendshme apo të Mbrojtjes. Por ama një gjë është e sigurtë.

Kushdo të jenë emrat e përzgjedhur për këto tre poste nga Rama, ato kanë kaluar për një ‘OK’ nga selia diplomatike në Rrugën e Elbasanit./ Top Channel

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular