BallinaPolitikeDha dorëheqjen ditën që Meta dekretoi mbledhjen e Parlamentit/Ja prapaskenat e largimit...

Dha dorëheqjen ditën që Meta dekretoi mbledhjen e Parlamentit/Ja prapaskenat e largimit të Lefter Kokës

spot_img
spot_img

Lefter Koka nuk do të jetë më deputet i  Kuvendit të Shqipërisë. Një ditë para shpalljes së qeverisë së re nga Kryeministri Rama dhe 10 ditë para nisjes së legjislaturës së re parlamentare, Koka deklaroi se ka mbyllur një cikël, atë të politikanit aktiv.

Ish-ministri i Mjedisit i LSI-së dhe më pas përfaqësues i saj që refuzoi të djegë mandatin e deputetit në shkurt 2019, siç bënë deputetët e tjerë, Koka mbështeti Partinë Socialiste, duke u bërë pjesë e listës së saj në qarkun e Durrësit më 25 prill. Katër muaj pas marrjes së mandatit të deputetit, ditën që Presidenti i Republikës, shpalli nisjen nga puna të Parlamentit të ri, Lefter Koka vendos të dorëzojë mandatin e deputetit, i cili i kalon Denis Deliut me 2848 vota, i 9-ti i listës sipas numrit të votave të marra.

Koka i bashkohet Najada Çomos dhe Gramoz Ruçit që dhanë dorëheqjen pas marrjes së mandatit. Lefter Koka ishte një nga politikanët e akuzuar më shumë nga opozita për të shkuarën e tij kriminale. Burime nga Partia Socialiste thanë se vendimi i Lefter Kokës për të lënë mandatin ka lidhje me tërheqjen e tij përfundimtare nga politika.

E nëse është kjo arësyeja që zoti Koka e citon në mesazhin e tij si “mbyllja e një cikli”, nënkupton faktin se ai po ndjek shembullin e kryetarit të PSD-së, Tom Doshi, i  cili dha dorëheqjen nga mandati i deputetit pas  zgjedhjeve, për shkak të presionit të madh ndërkombëtar.

Kujtojmë se ndaj zotit Doshi, i shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit, pati presion të madh nga ambasadorja amerikane në Tiranë, zonja Yuri Kim, për të mos kandiduar në zgjedhjet e 25 prillit. “Mendoj se partitë politike, thjesht për faktin se janë udhëheqëse nga natyra, duhet të udhëheqin. Dhe duhet të vendosin se për çfarë është partia e tyre. Dhe duhet të vendosin se çfarë meritojnë votuesit e tyre. A meritojnë kriminelë votuesit? A meritojnë ata njerëz që njihen se janë përfshirë në aktivitete të këqija? Këtë duhet ta vendosin. Duhet t’iu paraqesin njerëzve një listë për të cilën ato, partitë, mund të jenë krenare dhe duhet të paraqesin një listë për të cilën populli  shqiptar, Shqipëria mund të jenë krenarë”, ka deklaruar para zgjedhjeve zonja Kim pa preferuar të përgjigjet nëse ka dhe persona të tjerë publikë që i shtohen listës “non grata” të Departamentit Amerikan të Shtetit.

POSTIMI I LEFTER KOKËS

Lajmin e ka bërë me dije vetë Koka në një postim në rrjetin social Facebook. Vendimin për lënien e mandatit, pak ditë para se të nisë legjislacioni i ri i Kuvendit, Koka thotë se ia ka komunikuar edhe Komisionit Qendror të  Zgjedhjeve ashtu edhe Kuvendit të Shqipërisë. Në postimin e tij, Koka thotë se është “gjithmonë e vështirë të ndalesh një moment dhe të vlerësosh se kur është koha e duhur për të mbyllur një cikël”.

“Dy dekada më parë me përgjegjësi të lartë publike, mora përsipër të garoja për të qenë zëri i qytetarëve durrsakë. Në këtë rrugëtim  plot sfida, suksese e padiskutim dhe dështime, pata fatin të dëshmoj fuqinë e besimit, si dhe dinjitetin e njerëzve që punojnë çdo ditë me ndershmëri dhe përkushtim për një të ardhme më të mirë. Në morinë e sfidave me të cilat ky rrugëtim të përball është gjithmonë e vështirë të ndalesh një moment dhe të vlerësosh se kur është koha e duhur për të mbyllur një cikël.

Sot, është dita që rrugëtimin tim politik, ta vijojnë ata mijëra bashkëpunëtorë të mitë, që më bënë fitues për vite me rradhë dhe që mbase nuk kam mundur asnjëherë t’i falenderoj sa duhet. Sot, e ardhmja u përket atyre! Me këtë vendim timin, është njohur institucionalisht si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  ashtu edhe Kuvendi i Shqipërisë. Së fundmi, mirënjohje të madhe për mundësinë, besimin dhe privilegjin e jashtëzakonshëm që më është  dhënë t’i shërbej me përkushtim qytetit, vendit dhe  njerëzve që dua! Shqipëria është padyshim sot një vend më i mirë se dje, është vendi plot dritë shprese që na përket të gjithëve”, shkruan në postimin e tij në “Facebook” Lefter Koka. ARISTIR LUMEZI

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular