Një krim brutal ka ndodhur pasditen e së martës në Turqi. Një imam vrau tre fëmijët e tij të mitur për marrë hak ndaj gruas e cila kishte kërkuar divorcin.
Trupat e tre fëmijëve të moshës 4, 7 dhe 11 vjec u gjeten nga policia në shtëpinë e tyrë në fshatin Ulugastas. Sipas mediave turke imami ishte njoftuar të martën në mëngjes se duhet të largohej nga familja, pasi kishte ushtruar dhunë mbi gruan e tij.
Gruaja e tij prej 12 vitesh bëri kërkesë për divorc dhe masa paraprake pas dhunës së ushtruar nga bashkëshorti. Gjykata urdhëroi imamin të qëndronte larg familjes së tij për një muaj./Marrë nga In.gr