Avokat Spartak Ngjela i ftuar në Breaking të Top News u shpreh skeptik për zgjedhjet e kryeministrit Edi Rama për qeverinë e re
Ai tha se mungojnë emrat e personaliteteve dhe se duhen reforma dhe jo rilindje për ta çuar vendin përpara.
“Nuk ka personalitete, emrat për mua nuk thonë asgjë. I paafti zgjedh të paaftin. Ku i ka personalitetet që do drejtojnë Shqipërinë. Duhen reforma, jo rilindje. Italianët bënë rilindje, gjermanët bënë reformë, dhe e shikon se ku janë. Ku e ka reformën Shqipëria?
Duhet reformë në treg, në ligj. Personalitete janë ata që kanë dalë në opinionin publik me libra, me punime. Këta nuk janë të njohur në treg me një vepër, me një libër, një punim, ose një analizë. Pse e bën minsitër? Prandaj jemi në stanjacion. S’kanë paraqitur asnjë ide të vetën. Të shikojmë këta që morën këto drejtime, a do japin ndonjë program? Jo, programin e jep kryeministri.
A dinë këta të drejtojnë një institucion? Jo. Këta nuk kanë lidhje me shtetin, as ky që është tani, as ai i PD, as ai që ishte, mjeku,” tha Ngjela.