BallinaAktualitetDy foshnja të porsalindura rezultuan me COVID-19 në...

Dy foshnja të porsalindura rezultuan me COVID-19 në…

spot_img
spot_img

Dy foshnja në Pejë kanë rezultuar pozitive me koronavirus, ka bërë të ditur zëdhënësi i Spitalit të Pejës, Naim Sahiti. Të dy foshnjat lindën të enjten.

Ai për KOHËN ka dhënë detaje rreth shëndetit të foshnjave, derisa ka thënë se njëra nga to tashmë është liruar për në shtëpi. Ai ka thënë se foshnja tjetër dhe nëna e saj e cila është pozitive me COVID-19, janë duke e vazhduar trajtimin në spital dhe se gjendja e tyre është stabile.

Në Spitalin e Pejës janë të shtrirë 212 pacientë me COVID-19, ku 168 pacientë janë në oksigjenoterapi dhe tetë të tjerë janë në CPAP.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, raste aktive me koronavirus janë 26,524. Deri tash kanë vdekur 2558 persona/Koha.net

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular