– Pesë prokurorë kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Procedura e shprehjes së interesit për kandidatë në KLP e shpallur nga Prokurori i Përgjithshëm Z. Olsian Çela, tashmë është mbyllur dhe pritet të bëhet verifikimi i dokumentacionit.
Në përfundim të afatit të përcaktuar, datë 03.09.2021, kanë shprehur interes dhe kanë dorëzuar dokumentacionin e kërkuar prokurorët nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm si më poshtë:
-Deniona Katro, prokurore, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë;
-Zeqir Hoda, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë;
-Sokol Stojani, prokuror, Prokuroria e Përgjithshme;
-Elona Alvora, prokurore, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë;
-Ludovik Doda, prokuror, Prokuroria e Apelit, Durrës
Nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme brenda 7 ditëve nga përfundimi i afatit për dorëzimin e shprehjeve të interesit, do të bëhet verifikimi i dokumentacionit dhe kushteve ligjore.
Pas përfundimit të kësaj procedure kandidaturat do të shpallen në faqen zyrtare, për të vijuar me organizimin e mbledhjes së përgjithshme të prokurorëve pas thirrjes të saj nga Prokurori i Përgjithshëm, në përputhje me legjislacionin në fuqi