BallinaAktualitetZjarret/ Tomor Alizoti: Rama e shiti dështimin si sukses, para ligjit zjarrvënësit

Zjarret/ Tomor Alizoti: Rama e shiti dështimin si sukses, para ligjit zjarrvënësit

spot_img
spot_img

Deputeti dhe anëtari i Kryesisë së PD, Tomorr Alizoti, i ka sulmuar me tone të ashpra sot, zyrtarët më të lartë të shtetit, ata që i cilësoi si “zjarrvënësit e financave publike”, pas një ceremonie meditike që Kryeministri Edi Rama mbajti në Bazën Ajrore të Farkës për të dekoruar për mirënjohje, forcat “që mbrojtën jetët dhe vendin nga gushti i zjarreve”.

Duke publikuar një foto domethënëse të zjarreve të egërsuar të këtij viti, Alizoi shkroi në Fb:

“Sot, qytetarët dëgjuan edhe njëherë propagandën e neveritshme që prej shumë kohësh përmbys të vërtetën, për t’iu fshehur përgjegjësive dhe për ta shitur dështimin si sukses.

Është e qartë për të gjithë, braktisja e forcave të ushtrisë dhe skuadrave të emergjencave civile. Ata u përballën me zjarret me mjete rrethanore ndërsa Rama, shëtiste me helikopterin që duhej të ndihmonte në përballjen me zjarret.

Mirënjohje partnerëve tanë euro-atlantikë dhe Kosovës, pa ndihmën e të cilëve dhe pa vullnetin e personelit të ushtrisë dhe emergjencave, të braktisur dhe lënë në mëshirë të fatit, kostot e keqmenaxhimit, paaftësisë dhe korrupsionit të këtij regjimi, do të ishin edhe më të frikshme për qytetarët dhe pasurinë tonë natyrore.

E domosdoshme që ligji të veprojë kundër zjarrvënësve, por edhe më rëndësishme që përpara ligjit të japin llogari ata që kanë shpërdoruar me detyrën dhe me korrupsionin e kudondodhur të këtij regjimi, të cilët janë zjarrvënësit e financave publike dhe fatkeqësia e qytetarëve shqiptarë.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular