BallinaKronikeFOTO/ Kjo është anija turistike në Vlorë nga ku u rrëzua për...

FOTO/ Kjo është anija turistike në Vlorë nga ku u rrëzua për vdekje 25-vjeçarja

spot_img
spot_img

Kjo është anija turistike  prej së cilës ra 25-vjeçarja ditën e djeshme në Vlorë. E reja, e cila dyshohet të jetë me origjinë italiane humbi jetën pasi ra nga lartësia e anijes dhe mori dëmtime të shumta

Anija turistike operonte linjën Vlorë-Sazan-Karaburun. Kanë qenë efektivët e policisë ata që e çuan vajzën në spital pas njoftimit për ngjarjen e ndodhur.

Në momentet e para 25-vjeçarja ka qenë në jetë por në gjendje tepër të rëndë shëndetësore. Burime nga spitali i Vlorës bënë me dije se vajza kishte fraktura të mëdha në kokë çka dyshohet se është shkaktuar gjatë rënies nga anija. Po ashtu raportohet se e reja kishte probleme me frymëmarrjen për shkak të thithjes së ujit.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë është arrestuar punonjësi i anijes ku ndodhi aksidenti fatal që i kushtoi jetën të resë. I arrestuari quhet Aleksandër Golemaj 47-vjeç. Sipas policisë i arrestuari nuk duhej të lejonte prezencën e 25-vjeçares në kuvertën e anije në një moment që ishte e ankoruar.

FOTO/ Kjo është anija turistike në Vlorë nga ku u

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular