BallinaKronikeVICE: Mafia shqiptare pushtoi Spanjën me ndihmën e zyrtarëve shqiptarë

VICE: Mafia shqiptare pushtoi Spanjën me ndihmën e zyrtarëve shqiptarë

Policia spanjolle arrestoi 107 persona në një mega-operacion kundër mafias shqiptare.

Sipas portalit të specializuar në investigime, VICE, gjatë operacionit u bastisën 51 ferma kanabisi.

Rrjeti kriminal shqiptare kultivonte kanabis në Spanjë përpara se ta shpërndante me kamionë nëpër Europë. Sipas portalit të njohur, rajoni i Katalonias në Spanjë është kthyer në epiqendrën e kultivimit dhe trafikut të kanabisit.

“Zyrtarët druhen se paratë e drogës janë kaq të përhapura në bregun lindor, sa kjo mund ta kthejë rajonin në një narko-ekonomi”, shkruan VICE.

Sipas portalit, shqiptarët kanë arritur të jenë forcë dominuese në këtë tregti. Dhjetorin e shkuar madje një shqiptar u vra në këtë zonë.

Më pas VICE thekson se bandat shqiptare, të ndihmuar nga zyrtarët e korruptuar në Shqipëri, ia kanë dalë të futen në industrinë e kanabisit në Spanjë.

“Duket se bandat shqiptare, të ndihmuara nga zyrtarë të korruptuar nga vendi i tyre, janë futur me sukses në industrinë e paligjshme të kanabisit në Spanjë, duke e zhvendosur kultivimin e barit nga Shqipëria në Spanjë për të mundësuar një qasje më të lehtë në tregjet fitimprurëse si Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Franca. Përveç faktit se janë lojtarë kryesorë në industrinë e kokainës në Europë, bandat shqiptare janë të përfshira masivisht në skenën e kultivimit ilegal të kanabisit në Mbretërinë e Bashkuar,” thekson VICE.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular