Nënë e bir nga Kosova kanë humbur jetën si pasojë e Covid. Lajmin e ka bërë të ditur, kryetari i Rahovecit Smajl Latifi, i cili i ka shprehur ngushëllimet familjes Ahmeti.
“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurve tuaj, Avniut dhe zonjës Zehra.
Në këtë moment dhimbjeje e pikëllimi për ndarjen nga jeta të familjarëve tuaj, ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta! Bashkëndjejmë me ju!”, ka shkruar ai në Facebook.
Kujtojmë që Kosova ka shënuar rritje të ndjeshme të rasteve të reja dhe viktimave të shkaktuara si pasojë e COVID gjatë ditëve të fundit.