BallinaAktualitet“Gratë duhen që të bëjnë para burrat” / Tjetër mesazh i koduar...

“Gratë duhen që të bëjnë para burrat” / Tjetër mesazh i koduar i Erjon Braçes

spot_img
spot_img

Erjon Braçe duket se ka përcjellë sërish në mënyrë indirekte pakënaqësinë e tij në lidhje me zgjedhjet e Edi Ramës për qeverinë e re dhe drejtuesit në Partinë Socialiste.

Këtë radhë, Braçe i referohet serialit të njohur, “La Casa de Papel”.

“Tokio vdiq si burrë, burrat! Ndaj duhen gratë, të bajnë para burrat!”, shkruan Braçe në postimin e radhës në rrjetet sociale.

Zv.Kryeministri në largim duket familjar dhe ndjekës i rregullt me serialin, që thotë se në këtë sezon të pestë ka humbur sharmin për të arritur një kulm të ri dhune.

“La Casa de Papel, këtë herë ishte një kulm i ri dhune, por humbi sharmin antisistem. Katër sezonet e shkuara ishin ndryshe, kishin ide dhe kauza, edhe tekst, kështu u krijua sharmi antisistem. Seritë e reja kishin veç krisma e shpërthime dhje vdekjen e Tokios. Asnjë burrë tjetër nuk vdiq, madje njëri u ngjall. Tokio vdiq si burrë, burrat!”, mbyll postimin e tij Braçe.

Zv.Kryeministri në largim ka reaguar disa herë përmes rrjeteve sociale duke përçuar në dukje mesazhe në drejtim të lidershipit të Partisë Socialiste. Po ky mesazh a lidhet me lidershipin? A po paralajmëron Braçe se në Serinë 3 të Edi Ramës do të ketë më shumë dhunë dhe më pak “sharm antisistem”? Po gratë që duhen për të bërë para burrat, a lidhet me Qeverinë e shpallur nga Edi Rama, ku dominojnë gratë?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve, hë për hë i di vetëm Erjon Braçe.

Por, ky nuk është mesazhi i parë i këtij lloji i Erjon Braçes. Të enjten, menjëherë pas asamblesë ku Rama njoftoi Qeverinë e re dhe drejtuesit e rinj të partisë, ai publikoi një foto nën rrezet e perëndimit të diellit me mbishkrimin “Qetësi”.

Të premten, deputeti socialist u bë nostalgjik lojën “Kala Dibrançe”, që thotë se është shndërruar edhe në “stil jete”. Ndjekësit e zv.kryeministrit e interpretuan sipas kendvështrimit të tyre, duke e lidhur edhe me zhvillimet politike të ditëve të fundit. “Një aktualitet i vërtetë. Mos rri urtë se të hipin, po vodhe të nderojnë”, i shkruan njëri. “Të paska goditur rëndë kryeministri Z. Brace”, shkruan një tjetër.

Mesazhet e koduara vijuan pak pas mesditës së të shtunës, kur Braçe ka postuar një pikturë të Ardian Cene, një tablo me një libër dhe një filxhan. “Ka njerëz që i zë libri, ka të tjerë që e kërkojnë në bankomat!”, shkroi Braçe. /Gazeta Shqip

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular