Nga informacionet paraprake dyshohet është mbytur në liqen një 45-vjeçar i identifikuar si Stavri Vasilovski.
I ndjeri kishte dalë për të peshkuar gjatë mbrëmjes, por dallgët e forta kanë përmbysur varkën me të cilën ai po lundronte dhe për pasojë dyshohet të jetë mbytur.
Tashmë pritet mbërritja e polumbarëve për nxjerrjen e trupit.
Shërbimet e Policisë Kufitare dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje ku po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.