BallinaAktualitet4 gra shtatzëna vdiqën nga Covid brenda javës, drejtori i Klinikës Infektive...

4 gra shtatzëna vdiqën nga Covid brenda javës, drejtori i Klinikës Infektive në Kosovë: Mund të ketë variante të reja

spot_img
spot_img

F.S nga Lëbusha e Deçanit nuk u mbijetoi pasojave që ia solli Covid-19, ashtu sikurse nuk jetoi më shumë se tri ditë edhe e vogla, K. edhe pse u lind para kohe.

38-vjeçarja që ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë nuk ishte vaksinuar, kurse bashkëshorti i viktimës thotë se nuk kanë pasur mjaftueshëm informacione rreth kësaj mundësie për këtë kategori.

Prandaj, porosia e tij për gjithë gratë që presin të bëhen me fëmijë për pak muaj është që të imunizohen me kurën anti-COVID. Pos kësaj, të premten koronavirusi i mori jetën edhe një 28 vjeçareje nga Vushtrria, po ashtu shtatzënë.

Gjatë këtij viti, pesë gra shtatzëna të pa vaksinuara kanë humbur jetën, tri nga të cilat kanë kryer edhe lindjen. Derisa sipas shefit të klinikës së Mjekimit Intensiv Covid, Mentor Alimusaj, aktualisht në këtë klinikë po trajtohet edhe një grua tjetër shtatzënë në gjendje të rëndë.

Në Klinikën Infektive 90% e pacientëve që po trajtohen janë të pavaksinuar, ka thënë drejtori i Klinikës Infektive Arben Vishaj. Mirëpo, doktor Vishaj tha se te pacientët që janë të vaksinuar manifestimet klinike janë më të lehta e të përballueshme.

“Diku mbi 90% të pacientëve të trajtuar në Klinikën Infektive janë të pavaksinuar, 10% janë të vaksinuar. Mesatarja sillet diku 12 deri  18 pacientë që janë të vaksinuar. Mirëpo te pacientët që janë të vaksinuar manifestimet klinike janë më të lehta të përballueshme dhe këta pacientë nuk janë duke manifestuar formën shumë të rëndë dhe fatale por janë duke manifestuar manifestime klinike mesatarisht edhe të rënda”.

Mes tjerash, Vishaj theksoi se mund të ketë variante të reja, duke shtuar se nuk mund të predikojnë se a mund të jenë më të ashpra, por sistemi shëndetësor duhet të jetë i gatshëm për çdo situatë.

“Është e mundshme që të vijnë edhe variante të reja sepse ne nuk mund të prognozojmë asgjë për gjenetikën e këtij virusi për aftësitë e tij për tu transformuar. Për variantet e reja në nuk mund të predikojmë a do të jenë më të ashpra, por në të gjitha rrethanat sistemi shëndetësor duhet të vazhdojë të përsoset në mënyrë që prurjet e reja që vijnë me pacientë shumtë t’i përballojnë më lehtë”.

Sipas tij, masat e marra janë të domosdoshme, por thotë që mbyllja totale po krijon vec panikë te qytetarët, raporton EO. “Masat të cilat merren me qëllim të luftimit të pandemisë janë të domosdoshme sepse këto janë metoda epidemiologjike që shpëtojnë jetë. Ajo nocioni mbyllje na mbyllën ato më tepër janë të natyrës spekulative dhe më tepër të krijimit të momenteve të panikës”.

“Unë asnjëherë nuk them që duhet të ketë mbyllje, por mund të ketë zbatim të masave epidemiologjike me qëllim të parandalimit dhe kontrollit të infeksionit”./Zeri.info

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular