BallinaKryesoreBerisha “non grata”, Zekthi: PD mund ta marrë në konsideratë një vendim...

Berisha “non grata”, Zekthi: PD mund ta marrë në konsideratë një vendim për të mos e cilësuar pjesë të grupit parlamentar

spot_img
spot_img

Anëtari i ri i Kryesisë së Partisë Demokratike, Fitim Zekthi ka deklaruar se PD nuk mund ta ndalojë futjen e ish kryeministrit Sali Berishës në Kuvend, pasi u shpall ‘non grata’ nga SHBA, pasi është një deputet i zgjedhur nga shqiptarët.

I ftuar në A2 CNN, Zekthi tha se nga ana tjetër PD mundet që ta konsiderojë një vendim për të mos ta cilësuar atë pjesë të grupit parlamentar.

Zoti Berisha ka thënë vetë që do të jetë në parlament. Kjo nuk ka diskutim. PD nuk mund ta ndalojë futjen e Berishës në parlament pasi ai është një deputet i zgjedhur nga shqiptarët. Aman Partia Demokratike mund të marrë në konsideratë një vendim të saj për të mos e cilësuar atë pjesë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, pra ky është diskutimi. Ky është gjykimi im. Mesa di unë PD e ka pasur një qëndrim në lidhje me këtë çështje.

Qëndrimi është ky. Zoti Berisha është trashëgimia historike e Partisë Demokratike. Është në një farë mënyrë ndërgjegjja jonë 30-vjeçare. Arritjet e PD janë nën shenjën e këtij njeriu. Ky njeri ka një vend të padiskutueshëm në Partinë Demokratike dhe shtetit shqiptar. PD respekton statutin dhe për përjashtimin e njerëzve. PD nuk mund ta përjashtojë nëse nuk shkelet një nga këto klauzola”, u shpreh Zekthi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular