Në nisje të sezonit të ri politik, ish-kryeministri Sali Berisha do të jetë në një intervistë përballë ish-zëdhënëses së tij, Erla Mëhillit.
Berisha do të jetë i ftuar në “Now” në Euronews Albania mbrëmjen e sotme në orën 21.00. Kjo intervistë vjen pas shpalljes së tij “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe qëndrimit të palëkundur të ish-kryeministrit për të mos hequr dorë nga mandati i deputetit.
Nga promoja e emisionit, mësohet se ndër pikat kyçe të intervistës së sotme do të jetë vendimi i DASH-it, raporti i tij me drejtuesit e PD dhe rikthimi i opozitës në Kuvend.
Kujtojmë që drejtuesja e emisionit “Now” ka qenë prej shumë vitesh zëdhënsja e ish-kryeministrit Berisha dhe kjo e bën më interesante intervistën e sotme.
Çfare tha Berisha tani …
Ish kryeministri Sali Berisha do të jetë në parlament ditën e premte, me nisjen e punimeve në legjislaturën e re. Kështu deklaroi vetë ai në emisionin “Now” me Erla Mëhillin.
“Unë nuk fshihem prapa mandatit”, u shpreh z. Berisha.
Sali Berisha tha se sovraniteti i vendit është shprehur me votën e qytetarëve, ndaj në asnjë lloj rrethane ai nuk mund “ta shkelmojë sovranitetin e Shqipërisë”.
Perjashtimi nga PD
Nëse do me përjashtojnë do bëj çdo gjë për rikthimin e PD në vlerat që ajo është themeluar.
Ideja se PD është parti e Sali Berishës ata që mendojnë që me akte dhe qëllime konkrete dhe propozime konkrete kam drejtuar PD gjatë këtyre viteve gënjejnë etërit e tyre. Po unë kam patur dhe kam influencë shumë të fuqishme në PD,. Pse? Nuk gjen sot t’i një njeri që thotë zura këtë vend këtë poste apo atë vend për propozim apo ndërhyrje tye Berishës.
Ndalimi në SHBA/ Berisha: PD nuk ka pse të angazhohet në betejë për mua! Mbroj dinjitetin për çdo shqiptar
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha komentoi ndalimin e hyrjes në SHBA.
I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, Berisha tha se nuk ka kërkuar, që Partia Demokratike të përfshihet në këtë çështje.
Berisha: Unë bëj betejë për PD-në. PD ska pse bën betejë për mua. Nuk kam asgjë me ata që nuk janë shprehur. PD nuk duhet të angazhohet me këtë fushatë. Asgjë nuk më ndryshon mendimin. Mendimi im nuk ka lidhje me asgjë tjetër që unë nuk përdor imunitetin për t’u fshehur por mbroj parlamentin. E mbroj dinjitetin për çdo shqiptar i cili kërkon që në ccdo moment kur mund të abuzohet pa asnjë fakt. Përndryshe ai shndërrohet në një njeri jo të lirë.