BallinaKronikeI biri ra nga kati i pestë i “Rogner”, flet babai: Djali...

I biri ra nga kati i pestë i “Rogner”, flet babai: Djali ishte gjallë në ambulancë, ja çfarë i tha punonjësit të hotelit! Ata të hotelit kishin frikë mos i shkonim me pushkë për…

Mehmet Mustafi, babai i 28-vjeçarit Ajdin Mustafi, të riut që humbi jetën aksidentalisht, pasi u rrëzua nga ballkoni i katit të pestë të hotel “Rogner”, në një intervistë për emisionin “Me Zemër të Hapur” ka zbuluar dinamikën e ngjarjes së rëndë.

Babai i të ndjerit thekson se i biri kishte ardhur me pushime në Tiranë, pasi i kishte pëlqyer shumë një vit më parë kryeqyteti shqiptar, ku kishte qëndruar po në hotel “Rogner”.

Mehmet Mustafi theskon se lajmin e mori vesh fillimisht nga mediat dhe se paraprakisht kishte dyshime se mos djalin ia kishte shtyrë dikush. Pas mbërritjes në komisariatin numër 1 dhe njohjen me ekspertizën e specialistëve hetimor, ai thekson se u bind se ngjarja ishte aksidentale.

“I la shumë përshtypje vitin e kaluar Tirana. Nuk jam i sigurt, nuk e kemi pyetur emrin e hotelit ku ka qenë vitin e kaluar, por më duket se ka qenë në të njëjtin hotel, pasi i ka pëlqyer shumë dhe hoteli dhe Tirana.

Pikëllim i madh për mua, më erdhi kur mora vesh lajmin, isha duke udhëtuar vetën dhe i shtroja vetes shumë pyetje: Mos është hedhur vetë, a mos e ka hedh dikush, a mos ka qenë ndonjë person tjetër me të?

Kam qenë shumë i emocionuar dhe kisha stres shumë, më pas e mësova se ky kishte qenë një aksident. Këto i mësuam kur mbërritëm në Komisariatin nr.1 në Tiranë”, tha babai i Ajdin Mustafit.

MOMENTETE FUNDIT

Mes dhimjes i ati rrëfen se në komisariatin nr.1 në Tiranë e kanë informuar se në momentin tragjik djali po pinte cigare në ballkon, i mbështetur me kurriz. Pesha e trupit dhe kangjellat e ndryshkura kanë bërë që i riu të rrëzohet nga kati i pestë i hotelit.

“E pinte cigarën! Për sa i përket komisariatit na thanë që po pinte cigare i mbështetur te kangjellat e hotelit në momentin që u rrëzua.

Ka qenë djalë i plotë, i mbushur, është mbështetur me shpinë në kangjellat e hoteli dhe barrierat nuk e kanë mbajtur.

Komisariati më ka thënë se ka qenë ora 14:40. Kur e pashë se kështu ka qenë ngjarja, dhimbja ime ka qenë në dy pjesë, rehatova shpirtin se djalin nuk e kishte shtyrë askush, por që një djalë 28-vjeçar me ardh në Tiranë dhe me humb jetën për shkak të barrierave të pafiksuara ma shtoi dhimbjen.

Mua më kanë thënë që ka rënë sipër një veture së bashku me barrierat. Në ndihmë i ka shkuar pastruesja dhe një djalë i informacionit të cilët i takova më pas në komisariat.

Ai djali që e shoqëroi në ambulancë më tha se djali i shtrëngonte dorën dhe i thoshte: Unë jam Ajdin Mustafi! Unë jam Ajdin Mustafi!

Mua ai djali që e takova në komisariat më ka thënë që e ka dhënë jetën në spital. Me spitalin nuk kemi mundur me bisedu, por jemi drejtuar te morg pasi na interesonte ta sillnim djalin sa më shpejt në Kumanovë.”, shtoi babai.

DREJTUESIT E HOTELIT

Babai i Ajdin Mustafit thekson se nuk kanë komunikuar me drejtuesit dhe pronarët e hotelit në Tiranë, por vetëm me drejtorin ndërkombëtar, i cili ka telefonuar djalin tjetër, por pa dhënë detaje se çfarë është biseduar mes tyre.

“Nuk kemi pasur kohë me shkuar te hoteli. Hoteli e ka pas dit që ne kemi ardhur në Tiranë, por nuk na kanë kontaktuar. Aty në komisariat na thanë që ata të hotelit kishin frikë se mos ne do të vinim me pushkë me hap luftë për djalin 28-vjeçar që humbëm jetën.

Drejtori i rrjetit të hoteleve ka telefonuar djalin tjetër Erkanin, kanë fol në gjuhën angleze. Nuk kam biseduar me djalin se çfarë ka biseduar me drejtorin, pasi nuk pasur kohë pasi kanë ardhur shumë njerëz për të shprehur ngushëllimet për djalin”, shtoi baba ii 28-vjeçarit Ajdin Mustafi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular