BallinaBotaTalebanët sekuestrojnë miliona dollarë CASH dhe ar në shtëpitë e qeveritarëve afganë,...

Talebanët sekuestrojnë miliona dollarë CASH dhe ar në shtëpitë e qeveritarëve afganë, fundoset edhe ish-nënpresidenti

spot_img

Banka qendrore e Afganistanit, e kontrolluar nga talebanët, tha se kishte konfiskuar gati 12.4 milionë dollarë CASH dhe ar nga ish-zyrtarët kryesorë të qeverisë, përfshirë ish-nënpresidentin Amrullah Saleh.

Në një deklaratë, banka qendrore tha se paratë dhe ari ishin mbajtur në shtëpitë e zyrtarëve, megjithëse nuk dihet ende për çfarë qëllimi.

Vendndodhja e Saleh nuk dihet.Ish nënpresidenti është zotuar se do t’i rezistojë talebanëve, të cilët morën pushtetin një muaj më parë.

Në një deklaratë të veçantë, banka u bëri thirrje afganëve të përdorin monedhën afgane vendase. Kjo thirrje vjen mes shqetësimeve në rritje se bankave dhe firmave të vendit u mungojnë paratë, veçanërisht dollarët, të cilët përdoren gjerësisht.

Banka qendrore lëshoi gjithashtu ??një qarkore për bankat lokale javën e kaluar duke u kërkuar atyre të ngrinin llogaritë e individëve të lidhur me qeverinë e mëparshme./ Reuters –

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular