Sekretari i Pergjithshem i PD Gazment Bardhi sapo konfirmoi qe disa deputet te PD jane thirrur ne ambasadan e SHBA dhe jane njohur jane informuar me shpalljen e Sali Berishes Non Grada. Keto takime jane zhvilluar para largimit qe z.Berisha nga Grupi Parlamentar i PD
Lajmin sapo e konfirmoi z.Bardhi ne Open
Bardhi pranoi në emisionin OPEN se deputetët janë thirrur nga vetë ambasada amerikane, para se Lulzim Basha të merrte vendim për përjashtimin e Berishës nga grupi i PD
“Po është e vërtetë. Disa deputetë kanë patur kontakt me ambasadën ku janë informuar mbi Sali Berishën. Edhe unë jam thirrur dhe kam patur takim brenda në ambasadë”, tha Bardhi.
Por a u njohën deputetët e PD me fakte kundër Sali Berishës, gjatë takimeve që patën në ambasadën e SHBA?
“Mua nuk më dhanë fakte, për të tjerët se di. Është e vërtetë se disa nga kolëget e PD kanë patur kontakte me përfaqësuesit e ambasadës”, tha Bardhi.
Analisti Andi Bushati e krahasoi këtë situatë me kohën kur votohej reforma në drejtësi dhe e quajti veprimin e ambasadës së SHBA, shantazh dhe presion ndaj opozitës