Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, mori dashnoren e tij milionere në të paktën 60 udhëtime diplomatike jashtë vendit. Po ashtu, Lavrov ka financuar stilin e saj luksoz të jetës.
Këto të dhëna dalin nga një raport i ri i ekipit të kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny.
Sipas Daily Mail, aktorja Svetlana Polyakova ka prej kohësh një marrëdhënie të ngushtë me Lavrov. Ajo është punësuar në Ministrinë e Jashtme që nga viti 2014.
Ajo ka udhëtuar me Lavrov, i cili është i martuar dhe ka një vajzë, në Francë, Itali, Zvicër, Japoni, Singapor, Portugali, Greqi, etj, duke përdorur aeroplanin e Ministrisë së Jashtme.
Disa nga udhëtimet përfshinin pushime luksoze dhe vizita në vila dhe jahte spektakolare.
Dashnorja e Lavrov po ashtu ka rregulluar takime të larta për miqtë dhe familjen e saj brenda Ministrisë së Jashtme dhe është shfaqur në publik edhe në krah të presidentit Vladimir Putin.
Investigimi ka zbuluar se pasuria e Polyakovas arrin një vlerë prej të paktën 13 milion dollarë.
Ajo ka në pronësi të paktën 545 mijë dollarë makina luksoze, përfshi një makinë Mercedes me vlerë 274 mijë dollarë.