Ray Kurzweil, shefi i inxhinierisë tek Google, ka deklaruar së fundmi se qeniet humane do të bëhen hibridë që mund të lidhin trurin e tyre me internet nga viti 2030.
Gjatë një konferencës“Exponential Finance” në Nju Jork , Ray u shpreh se truri mund të lidhet me nanobotë, robotë të vegjël të krijuara nga fibrat e ADN-ës, dhe do të jetë në gjendje të shfrytëzojë serverët në cloud për të rritur inteligjencën tonë.“Mendimet tona do të jenë një hibrid i mendimeve biologjike dhe jo-biologjike.Kështu, gradualisht jemi duke përmirësuar veten. Në pikëpamjen time, kjo është natyra e njeriut, të kapërcejë limitet e veta.Ne do të jemi në gjendje të zgjerojmë limitet tona dhe të mendojmë në “cloud”. Ne do të vendosim portat e reve në trurin tonë dhe do të jemi në gjendje të krijojmë një kopje rezervë .Gjithashtu Kurzweil parashikoi se singulariteti teknologjik- kur inteligjenca artificial tejkalon inteligjencën humane do të ndodhë nga viti 2045. Ray ka bërë edhe më parë parashikime për të ardhmen dhe kanë rezultuar të sakta. Ai parashikoi se njerëzit do të përdorin kompjuterë portativë në vitin 2009, kabllot do të zhduken dhe ekranet e kompjuterëve do të shfaqen edhe tek syzet.