BallinaKronikeArbër Çekaj ‘bashkon’ forcat me Redjan Rrajën, kërcënohet polici: Do të zhdukim...

Arbër Çekaj ‘bashkon’ forcat me Redjan Rrajën, kërcënohet polici: Do të zhdukim me gjithë familje

spot_img
spot_img

Arbër Cekaj, i akuzuar për 613 kg kokainë të kapur në Portin e Durrësit dhe më pas me ngjarjen e bujshme ku tentoi të arratisej nga burgu bashkë me Fatmir Pjetrin vijon me telashet e tij penale.

Ai akuzohet nga efektivët e policisë së burgut 313 se i kërcënoi gjatë kohës që ishte dërguar në izolim

“Mos të takofsha në ajrosje se do të bëj mos të njohësh veten tënde, do ta shikosh çfarë do të bëj ty dhe familjes tënde”. Kjo fjali e deklaruar nga Arbër Çekaj drejtuar efektivit O.K., është konsideruar nga burgjet si kanosje për detyrën dhe për këtë shkak është nën hetim.

I dënuari për trafikun e 613 kg kokainë që ndërkohë po mbahet me masën e përkohshme të izolimit e urdhëroi efektivin që ta lejonte për të telefonuar familjen dhe pasi ai refuzoi, e kanosi për jetën, thuhet në denoncim.

Veç kësaj, sipas pretendimit të institucionit 313, i burgosuri komunikoi me Redjan Rrajën, që njëherazi u bë agresiv me policinë, shkruan Top Channel.

Ish-dentisti, i vetmi i akuzuar i SPAK për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ku u vra shoferi i tij Andi Maloku, fillimisht e thërriti Çekajn në emër. Në kallëzimin e policëve përmendet se si iu kërkua të paraburgosurit të kthehej në qeli, por ai kërcënoi se “do ju zhduk nga faqja e dheut”. Madje theksohet më tej, Rraja duke e ditur se njëri nga policët e ka mbiemrin Ndoja e ka kërcënuar drejtpërdrejt “ty do të zhduk se je dhe kushëriri i Arjan Ndojës”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular