Socialdemokratët gjermanë të Olaf Scholz mbeten në krye të sondazheve për zgjedhjet e së dielës së ardhshme. SPD mbetet në krye me 25% të votave sipas “Politbarometer” që u transmetua në ZDF.
Unioni CDU-CSU që tashmë drejtohet nga Armin Laschet pas largimit të Angela Merkel renditen të dytët me 22%.
Ndërsa të gjelbrit e Annalena Baerbock kanë humbur 1 pikë tjetër dhe kanë vetëm 16% të pëlqyeshmërisë.
Sipas të njëjtit sondazh, liberalët e FDP dhe ekstremistët e djathtë të AFD janë të dyja në nivelin e 11% dhe të majtët e Linke në 6%.
Avantazhin e SPD e konfirmojnë disa sondazhe, por konservatorët kanë ende bësi se do të triumfojnë sërish në zgjedhje.