Legjenda e shahut gjeorgjian, Nona Gaprindashvili ka paditur për shpifje Netflix, duke e akuzuar se e ka portretizuar negativisht në seritë e filmit “The Queens Gambit”
Çështja i referohet një sekuence në episodin final të serive, ku thuhet se Gaprindashvili, tani 80 vjeç, nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje shahu ndaj burrave.
Dokumenti që shoqëron padinë thuhet se në vitin 1968, koha kur zhvillohen ngjarjet e serialit, ajo kishte luajtur kundër të paktën 59 burrave në shah.
Netflix reagoi duke thënë se nuk sheh asnjë çështje për padi. Kompania deklaroi se “me gjithë respektin për Gaprindashvilin dhe karrierën e saj të mahnitshme në këtë sport, do të mbrohet deri në fund”.
“The Queen Gambit bazohet në novelën e vitit 1983 të Ëalter Tevis, që përqëndrohet rreth një lojtareje shahu të quajtur Beth hamron, të luajtur në serial nga Anya Taylor-Joy. Seritë u publikuan vitin e kaluar, duke u bërë pjesë e serialeve më të suksesshme të Netflix.
Në serinë e fundit, një komentator përmend Gaprindashvilin teksa përshkruan personazhin e sajuar, Betha Harmomn. “E pazakonta e vetme e saj, është gjinia dhe kjo nuk është unike në Rusi. Është edhe Nona Gaprindashvili, por ajo është kampione bote për femra dhe kurrë nuk është përballur me meshkuj”.