BallinaKronikeQytetari alarmon policinë e Tiranës: 10 persona donin të më merrnin peng,...

Qytetari alarmon policinë e Tiranës: 10 persona donin të më merrnin peng, me makina me xhama të errët

spot_img
spot_img

Një ngjarje e regjistruar një natë  më parë në kryeqytet ka alarmuar policinë e Tiranës.

Një person rreth moshës 30-vjeçare ka shkuar në komisariatin e policisë nr. 6 në Tiranë ku ka bërë një denoncim ku në deklarimin e tij shprehet se është grabitur dhe marrë peng për disa orë  nga disa persona ende të pa identifikuar.

“Nuk e di si kam shpëtuar prej tyre. Ishin diku te 10 persona, prej tyre kishte të armatosur. Janë nga zona e Mamurrasit. Erdhën me makina me xhama të errët. Njëri më drejtoi armën. Pastaj më goditi duke më shkaktuar plagë me qytën e saj në kokë. Nuk dija ç’të bëja. U ndjeva në rrezik”.

Pas denoncimit ai është larguar drejt spitalit pasi ka pasur disa lëndime te vogla.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular