SHBA vendosi sot që të heqë kufizimet e udhëtimeve për disa shtete ku qytetarët e vaksinuar plotësisht do të mund të udhëtojnë pa problem.
Ky është një vendim i shumëpritur, por sërish ka disa kushte për fluturimet drejt Amerikës.
Sipas rregullave të reja, udhëtarët do të duhet të tregojnë dëshminë e vaksinimit, të kenë një test negative të koronavirusit dhe të paraqesin informacione mbi lëvizjet e tyre të mëparshme.
Pasagjerëve të vaksinuar plotësisht nuk do t’u kërkohet të hyjnë në karantinë. Vendimi pason një kërkese të madhe nga aleatët evropianë për t’iu mundësuar familjeve të ndara nga kufizimet që të kenë mundësi të ribashkohen.
Vendimi për Europën, Kinën, Indinë dhe Mbretërinë e Bashkuar do të hyjë në fuqi në muajin nëntor.