Deputetja e PS e zgjedhur në Kukës, Gerta Duraku faktohet se ka bërë fushatë në ambientet e një shkollë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka gjobitur sot drejtorin e shkollës së mesme “Shën Meri” në Kukës. Shuma në fakt ishte qesharake, mbase simbolike, vetë 5 mijë lekë.
Vendimi i KQZ-së erdhi pas denoncimit të organizatës “Qëndresa Qytetare”. Në mbledhjen e sotme, Ilirjan Celibashi vendosi dënimin e gjobë të drejtorit, pasi lejoi aktivitetin politik të Gerta Durakut, brenda oborrit të shkollës
Ilirjan Celibashi u shpreh se vetë drejtori i shkollës e pranoi se aktiviteti partiak ishte zhvilluar brenda oborrit të institucionit arsimor që ai drejton.