Tërmeti që goditi vendin pak minuta më parë shte me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter, me epiqendër 6 km në Jug të Klosit.
Lëkundjet u ndjenë saktësisht në orë 4:04 të pasdites.
Po kështu nga raportimet, mësohet se tërmeti, përpos Tiranës, është ndjerë edhe në Krujë e qytete të tjera rreth kryeqytetit.
Kujtojmë se më 21 shtator 2019 një tërmet i fortë tronditi vendin, gati në të njëjtën orë me tërmetin e sotëm në 16:09 duke shkaktuar dëme, fatmirësisht pa dëme në njerëz.