Partia Demokratike do të mbledhë këtë të shtunë Grupin e saj Parlamentar. Grupi i PD do të mblidhet në orën 11:00, në selinë blu.
Në mbledhje do të diskutohet mbi vendimin që do të marrin demokratët për pjesëmarrjen në Komisionet Parlamentare. Kujtojmë se Partia Socialiste ka kërkuar që mbledhjet e komisioneve të zhvillohen online, ndërsa Partia Demokratike është shprehur se mbledhur duhen zhvilluar me prani fizike.