Portugalia tani është vendi me shkallën më të lartë të vaksinimit në botë, sipas shifrave nga Our World In Data.
Me një popullsi prej 10.3 milionë banorë, Portugalia tashmë ka vaksinuar plotësisht 84 për qind të saj. Kjo është norma më e lartë në botë, dhe paraprinë Emiratet e Bashkuara Arabe (80.8%) dhe Singaporin (77.3%) dhe është shumë më përpara se 61.6% e popullsisë së vaksinuar në 27 shtetet anëtare të Bashkimit Europian
Qëllimi i Portugalisë për të vaksinuar plotësisht 85% të popullsisë së saj tani është i arritshëm dhe vendi pritet të lehtësojë disa nga masat e vendosura për të frenuar përhapjen e virusit.
Kufizimet kufitare janë aktualisht në fuqi vetëm me personat që udhëtojnë nga vendet anëtare të BE/EEA, si dhe 20 vende të tjera, përfshirë SHBA, Kanadanë, Australinë, Zelandën e Re, Japoninë dhe Singaporin, të lejuara për arsye jo thelbësore, me kusht që të tregojnë dëshmi të vaksinimit ose një test negativ. Të gjithë duhet të plotësojnë një Formularin e Lokalizimit të Pasagjerëve (PLF).
Në fuqi janë gjithashtu edhe kufizimet e kapaciteteve për bare, restorante, vende kulturore dhe në eventet familjare, siç janë dasmat dhe pagëzimet, ndërsa kërkohet një certifikatë shëndetësore e Covid për të hyrë në vende të caktuara, ngjarje të mëdha, klasat grupore në palestra dhe restorante gjatë fundjavës dhe gjatë festave publike.
Së bashku me rritjen e numrit të vaksinimeve, shkalla e infeksionit dhe shtrimet në spital për shkak të virusit kanë rënë në nivelin më të ulët për gati 18 muaj.