Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Sterbeg, Kryevidh të Kavajës.
Sipas njoftimit të policisë mësohet se një 59-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e asfiksisë teksa përpiqej të shuante një zjarr që kishte rënë në tokën e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:50.
“Kavajë/Informacion paraprak. Rreth orës 14:50, ka rënë zjarr në një sipërfaqe toke në fshatin Sterbeg, Kryevidh.
Dyshohet se duke tentuar të shuaj zjarrin në tokën e tij, është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë ka ndëruar jetë shtetasi R. P., 59 vjeç, banues në fshatin Sterbeg, Kryevidh, Kavajë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit,” njofton policia.