BallinaKryesoreHetim zgjedhjeve të 25 Prillit, ja emrat e komisionerëve të PD. Çështjet...

Hetim zgjedhjeve të 25 Prillit, ja emrat e komisionerëve të PD. Çështjet që do trajtohen…

spot_img
spot_img

“Kemi dorëzuar kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për masakrën zgjedhore që ndodhi në 25 Prill. Është një nevojë ulëritëse që sistemi demokratik kërkon”, tha sot Nënkryetari i PD-së Enkelejd Alibeaj, pasi dorëzoi në Kuvend, kërkesën për ngritjen e Komisionit Parlamentar për këtë qëllim.

Në kërkesë ishin përfshirë çështjet dhe emrat e komisionerëve nga ana e Partisë Demokratike, që do të angazhohen për këtë hetim

1.Enkelejd Alibeaj (Kryetar)

2.Gazment Bardhi

3.Oerd Bylykbashi

4.Sorina Koti

5.Ferdinand Xhaferri

6 Ervin Salianji

7.Kreshnik Çollaku

Disa nga çështjet kryesore që meritojnë dhe do të hetohen, në transparencë të plotë me publikun, sipas Alibeajt, janë:

1. Mbyllja e kufijve, duke iu bërë të pamundur emigrantëve votimin

2. Legalizimi i 10 mijë banesave

3. Shtesa e ndihmës ekonomike vetëm disa muaj para zgjedhjeve, 20 mijë familje u rifutën në skemë, për tiu blerë votat përmes varfërisë

4. Punësimi i më së paku 13 mijë shqiptarëve me kontrata të përkohshme, në këtë vend që vetëm ikin njerëzit për shkak të papunësisë.

5. Rritja e rrogave për administratën, e cila është kthyer në një skuadër të PS, këta njerëz përdoren vetëm në periudhën e fushatave zgjedhore

6. Do të hetohen 120 milionë të asfaltit elektoral

7. Do të hetohen 505 milionë tendera, koncensione, që 878 kontrata, në vitet e tjera ka qenë një shifër tre herë më e vogël.

8. Fondet publike për tërmetin, fatkeqët dy dimra i kaluan jashtë, dhe u bënë me shtëpi vetëm disa javë para zgjedhjeve.

9. Do të hetohet dhe ajo që është qershia mbi tortë, spiunazhi modern; në 2021 në këtë vend edhe njëherë rikthehen makthet e regjimit të para 90-tës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular