Gazetari investigative Artan Hoxha publikoi një video të momentit kur i vendosin lëndë plasëse shtëpisë së një shefi të Stacionit të Policisë së Thethit, Prel Milani. Banesa e tij ndodhej në lagjen e njohur si “Zooteknika” në Shkodër.
Siç duket edhe nga pamjet, autori është maskuar duke vendosur një çadër shiu mbi kokë pasi kishte dijeni se efektivi kishte vendosur kamera sigurie në banesë. Mesa duket e ka pikasur këtë detaj nga vëzhgimi që ka bërë para se të inskenonte të gjithë shpërthimin.
Gjithçka ndodhi pasi Milani ishte larguar nga shtëpia për në punë, pasi atë natë ishte turn i tretë, ndërsa në banesë ndodheshin fëmijët dhe bashkëshortja e tij. Për fat të mirë, shpërthimi në atë kohë nuk shkaktoi dëme në njerëz përveç dëmtimeve në banesë.
Video e marrë nga ABCnews:
“Ky personi është para banesës së një punonjësi policie. Në mos gaboj punonte për policinë e Shkodrës. Ai është para oborrit të punonjësit të policisë. Polici sapo ka dalë nga banesa dhe po shkonte merre turnin e tretë. Punonjësi i policisë sapo ka dalë nga banesa dhe ka ikur në punë për të marrë detyrën. Polici ka montuar edhe kamera sigurie. Ka edhe armë me leje. I shkon një person e ruan. Pret sa ai të largohet nga shtëpia, E di që polici ka kamerë në banesë. Autori shkon para banesës së policit. Më 5 janar nuk bie shi në Shkodër. Ai mban çadër sepse e di që ka kamera. Kamera nuk të zgjidh gjë. Ai e di që polici ka kamerë sigurie. Qëllimi ka qenë të trembë policin dhe për t’i thënë që edhe të shtëpia jote të bëjmë gropën edhe pse ke vënë kamera. Në momentin kur e hedh eksplozivin largohet. Kur policia e shtetit nuk arrin ta mbrojë,”- tha Artan Hoxha.
Ngjarja ndodhi në 5 janar të vitit 2020 dhe bëri shumë bujë për shkak se gjatë asaj periudhe, Shkodra ishte goditur nga disa vrasje që duket kishin prishur “ekuilibrat”.