Nga Ardit Gjinali
Partia Demokratike ka nevoje per nje debat te shendoshe qe bazohet ne premisat e se vertetes….debati eshte mundesia qe sjell liria, i tilli i bazuar mbi mendimin e qendrueshem qe largon emocionin dhe therret arsyen….arsyeja qe ndihmon te shohim driten e se vertetes, e tilla qe erresohet nga emocioni i natyrshem njerezor qe perdoret ne aksin mes te qellimtes dhe te paqellimtes per te ndertuar themelet e nje konflikti qe nuk ndihmon , nuk zhvillon, nuk perfshin, nuk bashkon….nje flake e ndezur konflikti qe sjell regres permes ndarjes dhe pervelon secilin demokrat te zakonshem, te tillin larg secilit interes te konjuktures politike apo ofiqit te aspiruar, Por te munguar….demokrati i zakonshem qe endet seciles rruge te qyteteve te tjetersuara nga “morti urban” i Rilindjes, i njejti qe nuk tjetersohet, Por nuk Mund te brohorase inkurajimin e flakes qe ndizet dhe qe rrezikon te perfshije secilin.
Secili eshte ne te drejten njerezore te duartrokase, Por nxehja e duarve nga te tillat duartrokitje duhet te jete ne rend te drejte me ftohjen e mendjes…me nje gjykim te shendoshe qe mund te dergoje drejt mundesive te reja per te gjetur balancen e drejte qe perfshin dhe bashkon.
Nuk mund te kete nje fitore totale brenda se njejtes familje politike…Nese e tilla ndodh, Nuk I sherben as fituesit te se tilles.
Emocioni njerezor eshte i mirekuptuar….asfare i stisuri si I tille, por duhet qe te Gjithe bashke me zerin qe buron nga arsyeja te perpiqemi te mos ndezim me tej flaken qe do na perfshije te gjitheve, me heret apo pak me vone, ceshtje kohe.
Debati i ndertuar mbi te verteten ndihmon, konflikti i ndihmuar nga gjysem te vertetat rrezikon te prezantoje nje realitet pa dashur te sajuar.
Eshte detyra njerezore, qytetare dhe politike e secilit perfaqesues Te rendesishem qe te ndihmoje ne parandalimin e nje spiraleje negative qe do te dergonte drejt percarjes….shpresoj dhe besoj qe ne qender te vemendjes do te jete mendimi per demokratin e zakonshem, i tilli qe Nuk brohoret dot per te inkurajuar nje ndasi.
Partia Demokratike eshte shume me e madhe se konjuktura politike qe reflekton formesime dhe pozicionime te segmenteve te caktuara brenda struktures se saj….nje shumice e heshtur , Por e shqetesuar qe kerkon ndalimin e percarjes se partise.
Bashke qendrojme, te ndare rrezohemi.