BallinaAktualitet“Rilindistët kanë filluar spastrimin e tretë”, Aulon Kalaja thirrje SPAK: Heto pushimin...

“Rilindistët kanë filluar spastrimin e tretë”, Aulon Kalaja thirrje SPAK: Heto pushimin nga puna të 20 mësuesve në Kurbin

Analisti Aulon Kalaja ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në një intervistë për Fax News ku ka folur për problemet në shkollat shqiptare teksa viti i ri shkollor ka nisur tashmë.

Aulon Kalaja tha se ky vit shkollor ka nisur me shumë problematika, siç janë shkollat e parindërtuara edhe pse u premtua me kohë nga qeveria se do ishin gati, apo mësimi me turne që sipas tij është tepër i vështirë për fëmijët dhe për prindërit.

“Është një vit i ri shkollor i nisur me shumë gropa. Kam qenë shumë afër në disa shkolla të prekura nga tërmeti që nuk janë rindërtuar. Megjithëse ishin premtuar në shtatorin e vitit që kaloi. Kemi bërë një lëvizje vullnetare duke ndihmuar fëmijët e disa shkolla me çanta dhe mjete të reja për këtë vit shkollor, të familjeve të prekura nga tërmeti. Aty kam parë nga afër një ç’organizim. Ministria nuk ka qenë gati për hapjen e shkollës. Një gropë tjetër që ka dalë është dhe mësimi me turne. Më problematike është në Tiranë. Imagjinoni një familje që ka 3 fëmijë se çfarë kohe i duhet për t’i marrë dhe për t’i çuar në shkolla. Duhet përkushtim në mëngjes, drekë dhe darkë për t;i çuar dhe për t’i marrë nga shkolla. Nëse nuk kemi arsim të fortë dhe të mirë ka paragjykime për rritjen e brezave të ardhshëm. Nëse i bëjmë orët e shkurtuara do të jetë gjë e tmerrshme për prindërit”, tha ai.

Më tej, Aulon Kalaja deklaroi se “Rilindasit” kanë filluar të bëjnë spastrime në shkolla, duke hequr nga puna padrejtësisht mësuesit. Ai përmendi dlargimin nga puna të 20 mësuesve në Kurbin, rast për të cilin kërkoi hetimin e SPAK.

“Problemi i tretë është spastrimi i tretë që po bën rilindja në administratë. Po e them spastrimi i tretë, pasi ky ështëe mandati i tretë dhe rilindistët kanë filluar spastrimin e tretë. Siç ju paralajmërova gjatë muajve të verës. Vetëm në Kurbin janë 20 mësues të pushuar nga puna pa asnjë motivacion. I bëj thirrje SPAK të hetojë punësimet. Do ju marr një shembull, Kostandin Pula që është pushuar nga puna dhe ka shumë pikëpyetje. Fenomenet që kanë ndodhur në Shqipëri janë mbyllja e disa shkollavem, heqja e disa mësuesve nga puna si 20 në Pukë. Zëvendësimi nga ata që gjasme dalin nga portali”, deklaroi Kalaja.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular