Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj thotë se mbledhja e Kuvendit të partisë për të diskutuar vendimin e përjashtimit nga grupi parlamentar i Sali Berishës vë në dyshim vetë vendimin e SHBA për shpalljen e tij “non grata”
“Basha ka thënë që nuk do të ketë një kuvend që dyshon vendimet e Amerikës. Ky është një vendim që PD e ka marrë si një vendim politik, si një vendim që lidhet me çështjet e statutit”, u shpreh ai në “Open” në Top Channel.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur fushatën e mbledhjes së firmave për mbledhjen e Kuvendit. Berishës i duhen të paktën 1500 firma të delegatëve të Kuvendit, ndërkohë që i ftuar në emisionin Opinion, ish-Presidenti Bujar Nishani deklaroi se deri më tani është mbledhur dyfishi i kësaj sasie.
Ndërkohë, Basha e ka përjashtuar thirrjen e çdo forumi të PD-së për të diskutuar vendimin e marrë. Ai thotë se nuk do të lejohet “asnjë mbledhje që synon të vërë në diskutim vendimin e amerikanëve”.