Agron Gjekmarkaj ka deklaruar se do të largohet nga Partia Demokratike nëse ish-kryeministri Sali Berisha do ta mundë kryedemokratin Lulzim Basha në betejën që ka nisur.
I ftuar në “Open”, Gjekmarkaj tha se lëvizja që ka nisur Berisha do të kishte vlerë para zgjedhjeve që të hapte një diskutim në Partinë Demokratike, por jo tani.
“Nuk shoh shanse për një rikthim të Berishës, mendoj që dhe nuk duhet të rikthehet, sepse çfarë ka pas për të dhënë i ka dhënë PD-së. Kjo lëvizje e tij do kishte vlerë para zgjedhjeve, që të hapte një diskutim për PD. Ose nëse do të kishte një mea culpa. Nëse fiton linja e Berishës, unë largohem nga Partia Demokratike”, deklaroi ai
Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj thotë se mbledhja e Kuvendit të partisë për të diskutuar vendimin e përjashtimit nga grupi parlamentar i Sali Berishës vë në dyshim vetë vendimin e SHBA për shpalljen e tij “non grata”.
“Basha ka thënë që nuk do të ketë një kuvend që dyshon vendimet e Amerikës. Ky është një vendim që PD e ka marrë si një vendim politik, si një vendim që lidhet me çështjet e statutit”, u shpreh ai në “Open” në Top Channel.