BallinaKultureKaltrinë Uka merr çmimin e dytë në konkursin letrar “Ora e Agimit”

Kaltrinë Uka merr çmimin e dytë në konkursin letrar “Ora e Agimit”

spot_img
spot_img

Eshte mbajtur dje manifestimi letrar “Ora e Agimit” ne Podujeve. “Organizuar nga Forumi i Rinisë së LDK-së në Podujevë, në përvjetorin e dytë të shkuarjes në amshim të veprimtarit të dalluar të LDK-së dhe të Kosovës, Agim Kikaj, në shenjë nderimi për jetën dhe veprën e tij, sot në Teatrin “Avdush Hasani” u mbajt manifestimi letrar “Ora e Agimit”.
I falënderoj të gjithë pjesëmarrësit, në veçanti poetët të cilët madhështuan këtë organizim, i cili do të jetë tradicional”. Kështu shkuan Agim Veliu, aktualisht është kryetar i Komunës së Podujevës dhe nën-kryetarë i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në këtë aktivitet u dhanë dhe 3 çmime për krijuesit, Flamur Shala çmimin e pare, ku të dytin e mori e talentuara, studentja nga Mitrovica Kaltrinë Uka si dhe çmimin e trete Naxhije Kastrati.
Kush është vajza e talentuar Kaltrinë Uka
Kaltrinë Uka ka lindur më 08.03.1996, në Mitrovicë. Shkollën fillore dhe gjimnazin i përfundoi po aty. Sa ishte në gjimnaz është dalluar për shkrime letrare dhe për dy vite radhazi e zuri vendin e parë në ese në nivel shkolle, ndërsa poezi shkruan që nga shkolla fillore, mirëpo nuk ka ende libër të botuar. Ka marrë pjesë nëpër konkurse të ndryshme të poezisë ku dhe është shpërblyer. Në Istog triumfoi me Çmimin e parë “Ibrahim Rugova” në konkursin e poezisë “Ibrahim Rugova” organizuar nga KL “Podguri”. në Vushtrri mori Çmimin e dytë me poezinë “Dhimbje” në konkursin “Fjala e gurit” organizuar nga KL “Latif Berisha”, ndërsa në Ferizaj u shpërblye me Çmimin e tretë me poezinë “S’mundem me t’uru mirëseardhje natë” organizuar nga KL “De Rada” – sektori i të rinjëve. Aktualisht vijon studimet në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular