BallinaKryesoreAulon Kalaja: Çfare po ndodh me unazen”?!

Aulon Kalaja: Çfare po ndodh me unazen”?!

spot_img
spot_img

Nga Aulon Kalaja

Edhe një herë “Unaza e madhe” kthehet në arenë debatesh, sepse mënyra se si po trajtohet nga qeveria po mer përmasat e një skandali. Bëhet fjalë për tenderat që janë dhënë, e po tentohen të zhbëhen, për zgjerimin e “Unazës së madhe” të Tiranës.
Po cila është skema, që po shkon në kufijtë e një përralle me mbret?!
Tani unaza është ndarë 8 lote, ku kriteret dhe procedurat teknike, janë të ngjashme me ato ligjet që qeveria i bën me emër dhe mbiemër dhe me moshë, me qëllim që të shmangen të tjerët dhe të ‘fitojë’ vetëm i parashikuari dhe i preferuari klient i qeverisë. Natyrisht që kjo skemë e qeverisë ka qënë shume e trashë dhe ka futur ujë ngado, e nuk kishte se si të mungonin dhe ankesat e kompanive që kanë dalë duarbosh nga këto tendera, për shkak se nuk janë respektuar procedurat më minimale dhe natyrisht që është shkelur dhe ligji i prokurimeve publike.
Disa pyetje fëmijësh që do t’i kuptonte kushdo!
1- Përse 8 lote të ngjashme dhe të njëpasnjëshme kanë kritere të ndryshme?
2- Pse kanë numër të ndryshëm punonjësish?
3- Pse kanë kategori licensash të ndryshme?
4- Pse duhen makineri të ndryshme dhe e habitshme që janë unike në vendin tonë?!
Edhe pse ndarja u bë ajo që u bë, qeveria dhe klientela e saj nuk mjaftohen dhe po fusin sërish hundët që t’a prishin tenderin. Po si mund të bëhët kjo tani? Mbi c’bazë dhe mbi c’kritere?! Nuk mund të ketë asnjë shpikje që të zhbëjë një gjë të tillë, prandaj nëse ndodh, kjo do të ishte mega-skandal i padëgjuar më parë, jo në vendet demokratike, që pretendojnë të jenë në Europë, por as në shtetet të ashtuquajtura “republika bananesh”.
Që t’i biem kokës problemit. Është një pyetje ekzistenciale që do një përgjigje të drejtpërdrejtë:
A do të anullohet një garë qe t’a marrë kompania “Salillari” që nuk arriti të futet në tender? Kur kemi parasysh se qeveria dëshironte që kjo kompani t’a “fitonte” tenderin! Dhe deduksioni logjik është se tani duhet prishur tenderi fare, që të vendosen në jetë dhe një herë tjetër planet e qeverisë me kompaninë “Salillari”. Kjo është pyetja e madhe që shtrohet, nëse do të ndodhë apo nuk do të ndodhë?!
Kjo do t’a çonte këtë sagë skandalesh në kufijtë e një “pandora papers” të stilit shqiptar. Publiku shqiptar dhe jo vetëm, urojmë dhe SPAK, është tërë sy e veshë nga kjo sjellje e qeverisë, se si do menaxhojë këtë “bombë” që e ka në dorë dhe vetë i ka hequr siguresën. E nëse qeverisë në kushte të “jashtëzakonshme” do t’i duhet të gabojë, natyrisht që qytetarët dhe organet ligjzbatuese do të duhet të marin disa përgjigje për pyetjet:
1- A mund të lidhet një kontratë për zbatim punimesh në ndërtim, në përfundim të një procedure prokurimi sipas ligjit 162/2020?
2- Në cilin nen të këtij ligji apo rregullore të prokurimit mbështetet kjo?!
Dhe nëse këto pyetje injorohen me forcën e mandatit të tretë, at’herë mund të futemi në një spirale të rrezikshme, që ia dijmë dhe përfundimin. Padi, gjykata ndërkombëtare dhe humbje katastrofale parash, që i paguan qytetari dhe jo qeveritari. Jo në pak raste ka ndodhur kjo disfatë pë shqiptarët.
Shfaqja le të fillojë…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular