Ka ndërruar jetë një nga të plagosurit e aksidentit që ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin Kurbin-Rrëshen.
Dy automjete, një “Ford” dhe një “Renault” u përplasën kokë më kokë në “Rrugën e Kombit”. Katër persona mbetën të plagosur rëndë.
Mesohet se ka mësuar se ka humbur jetën në spital Agron Stojani, 52 vjeç, drejtues i automjetit “Ford”.
“Në vijim të informacionit paraprak, ju informojmë se si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, Tiranë drejtuesi i mjetit tip “Ford” shtetasi A.S., 52 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkaq, të plagosura në Spitalin e Traumës në Tiranë ndodhen edhe tre gra, që ndodheshin në automjetin “Renault”.
Siç mund të shihet nga këto foto dy makinat janë bërë copë duke u shkatërruar tërësisht.
Kurbin/Informacion paraprak
Rreth orës 16:55, në aksin rrugor Milot-Rrëshen, në Skuraj, automjeti tip “Renault” është përplasur me mjetin tip “Ford”, ku si pasojë kanë marrë dëmtime 4 shtetas dhe janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.