BallinaAktualitetMarin Mema thirrje kundër rritjes së çmimeve: Boll se i keni rrëmbyer...

Marin Mema thirrje kundër rritjes së çmimeve: Boll se i keni rrëmbyer buzëqeshjen njerëzve të thjeshtë

spot_img

Gazetari Marin Mema ka reaguar i revoltuar në lidhje me rritjen e çmimeve. Përmes një postimi në rrjetet sociale Mema shkruan se çmimet e krizës nuk duhet ti paguajë populli, njerëzit e thjeshtë por drejtuesit e këtij vendi.

Sipas gazetarit këto çmime duhet të paguhet nga ata që kanë përfituar mbi shpinën e këtij vendi, nga ata të cilët zihen dhe më pas pëqafohen duke vazhduar më tej lojën me popullin.

“Çmimet e krizës së paralajmëruar nuk duhet ti paguajë populli, por xhepa-thellët që fryhen, nginjen, mbushen e shtojnë llogaritë ! Pensionistët, mësuesit, mjekët, tregëtarët e vegjël e të mesëm, minatorët, ushtarakët, njerëzit e thjeshtë të këtij vendi në qytete e fshatra nuk mund të rëndohen më shumë !!!

Boll ! Çmimet ti paguajnë ata që kanë përfituar e po përfitojnë pafund në shpinë të këtij vendi ! E kjo nuk ka lidhje me kahe politike, sepse këta zihen, shahen, goditen, pastaj përqafohen, puthen, shkëmbejnë fanellat e vazhdojnë lojën me ne ! Boll se i keni rrëmbyer edhe buzëqeshjen njerëzve të thjeshtë !”, shkruan Mema.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular