Abdulrazak Gurnah ka fituar Çmimin Nobel në letërsi për vitin 2021.
Shkrimtari u vlerësua për depërtimin e tij të pakompromis dhe të dhembshur në efektet e kolonializmit dhe fatin e refugjatit në hendekun midis kulturave dhe kontinenteve.
Akademia Suedeze zgjodhi shkrimtarin i cili lindi në ishullin Zanzibar dhe mbërriti në Angli si refugjat në fund të viteve 1960. Abdulrazak Gurnah mësoi letërsi post -koloniale dhe angleze në Universitetin e Kent, Canterbury.
Romanet e tij të famshme në gjuhën angleze përfshijnë “Parajsa”, “Pranë detit” dhe “Shkretëtira”.
Çmimi i letërsisë jepet në njohje të veprës së një autori – jo një libri të veçantë. Çmimi vlen afërsisht 1.14 milion dollarë.