Një lajm i bujshëm sipas “The Sun”, tregon se Shqipëria do të pranojë refugjatët që kapën dhe kërkojnë azil në Britaninë e Madhe. Artikulli flet se palët janë shume pranë arritjes së marrëveshjes. Biseda kryesore për këtë çështje është bërë gjatë vizitës se ministres së Brendshme britanike, Priti Patel, javë më parë në Shqipëri
“The Sun” shkruante se, të gjithë klandestinet që do të kapen në Britaninë e Madhe do të strehohen në Shqipëri. Lajmi hapi një debat plot polemika dhe përgënjeshtrime.
“Çfarë flitet mes Boris Johnson dhe Edi Ramës me një gotë uski, nuk do të thotë se ka marrëveshje. Nuk ka dhe nuk mund të ketë dhe një marrëveshje, pasi tani kemi lëvizje të reja në mentalitetin shqiptar. Nuk është më shqiptari i 5 viteve më parë. Një ditë më parë dolën në protestë, ku kishte edhe personazhe të njohur. Të gjithë po e vuajmë krizën”, shprehet gazetari i njohur.
Sipas tij e gjithë kjo është një spekulim që ka qenë edhe më herët. Ai shton se nëse në një moment e merr si të vërtetë këtë marrëveshje, atëherë është fundi i qeverisë Rama.
“Nëse Edi Rama dhe qeveria e Shqipërisë, ku Rama tani është një Erdogan turk, sa i përket edhe informacioneve. Nëse është e vërtetë, është fundi i kësaj qeverie. Sepse shqiptarët e kanë toleruar njëherë që të bëjë ato gjërat me ato helmet. Tani kjo është shumë e rëndë për Shqipërinë e varfër që është në kolaps nga varfëria”, tha Zeka.